Champions League dhe Ramazan; Cfarë problemi për Ajaksin

Mes Ajaksit dhe finales së Ligës së Kampioneve janë 2 pengesa; e para është Tottenhami të cilin ‘Harkëtarët’ e rinj e mundën në ndeshjen e parë në Londër 1-0, kurse pengesa e dytë është pikërisht muaji i /Ramazanit, periudhë kur besimtarët myslimanë agjërojnë.

Zijec dhe Mazraui dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Erik Ten Hag zgjodhën të respektojnë ritin islamik që do të thotë se që nga mëngjesi deri në perëndim të diellit ata nuk do të mund të konsumojnë ushqim e lëngje. Të njëjtën gjë do të bëjnë edhe Mane i Liverpulit dhe shumë lojtarë që luajnë në Serinë A.

Vitin e kaluar ndërthurja mes sportit dhe besimit fetar mbërtheu Liverpulin që arriti deri në finale për të humbur kundrejt Realit të Madridit. Këtë radhë i takon Ajaksit të përballet me këtë cështje. Muaji i Shenjtë i Ramazanit ka nisur në 5 maj dhe për një muaj ata që e respektojnë atë do të duhet të rrinë nga mëngjesi deri në perëndim të diellit pa ngrënë e pa pirë lëngje, dicka që ndikon në paraqitjet e sportistëve sic janë futbollistët

Një problem i madh ky për Ajaksin duke parë se Zijec dhe Mazraui janë të vendosur të zbatojnë me përpikmëri muajin e Ramazanit. Nxdeshja do të luhet në orën 21:00 të së mërkurës dhe dielli do të duhet të perëdndoje vetëm 20 minuta pas fillimit të ndeshjes dhe është vetëm ky momenti kur dy futbollistët kanë të drejtë të konsumojnë ushqim

I njëjti diskutim është edhe në gjysmëfinalen tjetër mes Liverpulit dhe Barcelonës me Salah e Mane. Por për egjiptianin kjo nuk do të përbëjë problem duke qenë se nuk do të zbresë në fushën e lojës ndaj katalanasve.

Edhe në Itali ka futbollistë të besimit mysliman; Juventus do të lërë Pjanic, Emre Xhan dhe Kedirën të bëjnë zgjedhjen e tyre ashtu sikurse edhe Milani me Callhanollu dhe Bakajoko që për më tepër kanë qenë edhe në pelegrinazh në Mekë, ndërkohë që janë edhe Azamoah, Gulam, Xheko, El Sharaui dhe Ynder.

sfidanti.al