Tani edhe PSZH-ja i hedh sytë tek Ajaksi!

Ajaksi është bërë një hit i vërtetë në Evropë gjatë këtij sezoni, ndërsa fitoi (0-1) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve kundër Totenhemit në fushën e këtij të fundit dhe në Holandë ndodhet një hap larg titullit të ri të kampionit të vendiit.

Të vetmin gol në “White Hart Lane” e shënoi mesfushori Doni van de Bek që u orientua mrekullisht në zonën e rreptësisë së Totenhemit, shmangu ofsajdin dhe mposhti Lorisin. De Beku luajti mjaft mirë gjatë të gjithë ndeshjes, duke treguar se përse është pjesë e brezit mjaft të talentuar të lojtarëve të rinj të Ajaksit.

Dihet se atë e do Arsenali, por tani në garë u përfshi edhe PSZH-ja, madje thuhet se kanë nisur bisedimet përkatëse dhe se Ajaksi kërkon për këtë futbollist 22-vjeçar rreth 58 milionë euro.

Sfidanti.al