Për shumë persina Lionel Messi është poeti i futbollit, një lloj Xhakomo Leopardi i golit. Duket se argjentinasi ka dicka të përbashkët me autorin e veprave të pavdeshkme si ‘Infinito’; bëhet fjalë për vendin e rezidencës, Rekanati.
Sipas asaj që publikohet nga e përditshmja ‘Corriere Della Sera’, sulmuesi i Barcelonës ka nënshtetësi të dyfishtë italo-argjentinasi dhe rezulton i regjistruar në regjistrin për shtetasit që jetojnë jashtë në bashkinë e këtij qyteti.
Por jo vetëm kaq, Messit i është dërguar një certifikatë e rregullt elektorale për të hedhur votën e tij si për zgjedhjet për Parlamentin Evropioan, ashtu edhe për ato administrative që do të mbahen në 26 maj.
Vlen të theksohet se në një intervistë të dhënë disa vite më parë, gjithnjë për ‘Corriere Della Sera’, Messi zbuloi se ka origjinë italiane, por pranoi se nuk ka qenë kurrë në Rekanati, nga u nisën të parët e tij në vitet ‘800 për në drejtim të Argjentinës.
sfidanti.al