Aron Ramsei luajti ndeshjen e fundit me Arsenalin

Aron Ramsei e përfundoi para kohe karrierën e tij tek Arsenali, duke qenë se ai u dëmtua dhe nuk do të jetë në gjendje që të luajë deri në fund të këtij sezoni, ndërkohë që, sipas marrëveshjes, mbas 30 qershorit, ai do të transferohet për te Juventusi kampion.

Ramsei, në fakt, u dëmtua në ndeshjen çerekfinale të Arsenalit kundër Napolit në kuadrin e Ligës së Evropës, ndërkohë që klubi i tij i tanishëm bëri të ditur se ai ka nevojë për njëfarë kohe që të rehabilitohet dhe kështu ai nuk do të luajë dot deri në fund të këtij sezoni.

Ky futbollist uellsian ka ardhur tek Arsenali më 2008 dhe midis atyre që luajnë tani në këtë klub, ai ka stazhin më kohëgjatë në ekip. Bisedimet për vazhdimin e kontratës i ndërpreu vetë klubi i Arsenalit, shtatorin e kaluar, sidomos “për arsye financiare”.

Ramsei gjatë këtij sezoni në 40 ndeshje ka shënuar gjashtë gola, ndërkohë që gjithsej në 369 ndeshje të zhvilluara me bluzën e Arsenalit ai ka shënuar 64 gola.

Sfidanti.al