Tri ndeshje pezullim janë shumë tani në fund të sezonit, por ishte e pamundur për ligën franceze të mos dënonte Kilian Mbapenë. Sulmuesi i Paris SG mori karton të kuq pas një faulli të rëndë ndaj një kundërshtari në finalen e Kupës së Francës, humbur ndaj Renës, dhe ndëshkimi erdhi i përpiktë. Mbape e shleu një ndeshje javën e kaluar në Ligën e Parë, pra normalisht i mbetet që të luajë dy javët e fundit.
Kjo do të thotë se Lionel Mesi është thuajse i sigurt si fitues i Këpucës së Artë të Europës, pasi kryeson renditjen me 34 gola ndaj 30 të Mbapesë (Kualiarela në Serinë A ka mbetur shumë prapa me 23). Kapitenit të Barcelonës i mbeten edhe 3 ndeshje në La Liga, edhe pse mund të pushonë në ndonjërën për të qenë i përgatitur për Championsin. Nëse do t’ia dilte, kjo do të ishte Këpuca e 6-të e Artë, një tjetër rekord për Mesin, ndërsa ndjekësi më i afërt, Kristiano Ronaldo, e ka fitruar 4 herë.
Sfidanti.al