Virtuozi argjentinas shënoi dy gola në ndeshjen e parë (3-0) gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve (LK) në “Kamp Nou” kundër Liverupulit, duke bërë që Barcelona ta fusë një hap brenda finales së madhe të LK-së së 1 qërshorit, dhe tëdy golat që ai shënoi kanë një kuptim e simbolikë të veçantë për këtë futbollist super as, për të cilin të gjithë thonë se është “jashtëplanetar”.
Goli parë kundër Liverpulit ishte goli i tij jublilar i 600-të me Barcelonën dhe këtë shifër ai e ka arritur brenda 14 vitesh. Goli i dytë që ai shënoi, vetëm se konfirmoi edhe një herë tjetër vituozitetit e Mesit, për të cilin shumica e specialistëve dhe pjesa më e madhe e opinionit publik thonë se ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Dhe që çudia të mbesë çudi, duhet të vihet në dukje se golin e parë me bluzën e Barcelonës Mesi e ka shënuar para 14 vitesh, pikërisht me 1 maj! Dhe pikërisht, më 1 maj 2019, kundër Liverpulit ai shënon dy gola, një jubilar dhe tjetri fanastik. E dini se çfarë do të thotë shifra 600 gola? Mesatarisht afro 43 gola në vit!
Kështu që nuk duhet të ngjallë habi nisma që kanë ndërmarrë tifozët katalonjas në rrjetet sociale që 1 maji në provincën e Katalonjës të shpallet “Dita e Lionel Mesit”!