Obradoviçi me një “mallkim” të ri: Dëmtohet edhe Datome!

Fenerbahçe ka siguruar pjesëmarrjen e saj në turneun përfundimtar të Euroligës së basketbollit për meshkuj, ku do të marrin pjesë katër ekipet më të mirë të ligës elitare evropiane. Në këtë mënyrë, trajneri serb, Zhelko Obradoviç, ka rast tjetër që ta pasurojë koleksionin e tij me një trofe të ri kampioni, por, sidoqoftë, ai ka ca probleme dëmtimi në prag të turneut “Final 4”.
Pak kohë më parë, u dëntua Nikolla Kaliniç që është i detyruar që të qëndrojë tre javë jashtë fushës së basketbollit.
Një lajm tjetër i keq për Obradoviçin dhe klubin turk është dëmtimi i Xhixhi Datomes, një prej lojtarëvë më të mirë të tij. Ai u ankua se kishte dhimbje mbas ndeshjes me Darushafakën dhe me siguri që nuk do të luajë disa ndeshje deri në fund të sezonit.
Tani është e paqartë, nëse ky basketbollist i shkëlqyer italian do të jetë në gjendje që të luajë në turneun final “Final 4” të Euroligës së basketbollit për meshkuj që do të zhvillohet në Spanjë më 17-19 maj 2019.
Sfidanti.al