Ronaldo thyen heshtjen: Qëndroj te Juventus me 1000%

Kristiano Ronaldo thyen heshtjen pas lajmeve të fundit që publikuara në median italiane sipas së cilës ai nuk do të respektojë kontratën me Juventusin që skadon në vitin 2022. Sulmuesi portugez që të shtunën  fitoi titullin me Zonjën e Vjetër duke u bërë i pari lojtar që fiton në Itali, Spanjë dhe Angli, mohoi zërat e krijuara rreth tij dhe konfirmoi qëndrimin e tij te Zonja e Vjetër duke qetësuar kështu tifozët e kësaj skuadre

‘Jam shumë i kënaqur që fitova edhe këtu, i pari në histori, viti im i parë, Superkupë dhe Kampionat-tha Ronaldo-sezoni tjetër do të jetë akoma më i mirë. Në Ligën e Kampioneve, në fund fiton vetëm 1 skuadër. është një kompeticion që nuk fitohet lehtë, ne do të tentojmë sërish vitin tjetër. përsa i përket qëndrimit tim te Juventusit, jam 1000% i sigurt se do të rri këtu’.

sfidanti.al