Vanda Nara mbyll cështjen Ikardi? Qëndron tek Interi

Vanda Nara duket se u jep fund shumë dilemave në lidhje me të ardhmen e Mauro Ikardit te Interi me argjentinasin që së fundmi është folur për një shkëmbim me Paulo Dibalën. bashkëshortja dhe një kohësisht edhe agjentja e futbollistit, tani edhe opinioniste në një program sportiv italian, konfirmoi qëndrimin e Ikardit te zikaltrit

‘Mauro Icardi do të qëndrojë te Interin-ishte deklarata e Vanda Narës që më pas u hodh në tema të tjera sic ishte ajo e aktivizimit të Martinez në sfidën me Romën-Martinez titullar? Ishte zgjedhja e Spalettit. Është ai që ka detyrën të hedhë në fushën e lojës skuadrën më të mirë të mundshme për Interin’

Vanda Nara nuk mund të qëndronte indiferente as ndaj lajmeve të fundit për Kristiano Ronaldon i cili u përfol se nuk do ta mbyllë kontratën me Juventusin.

‘Ronaldo ka nënshkruar për 3 vjet, në përfundim të kontratës do të shihet nëse ishte një dështim ardhja e tij apo jo-shtoi Vanda Nara-mundet që të fitojë vitin e ardhshëm. Misionin e tij në Ligën e Kampioneve, Ronaldo e bëri në ndeshjen me Atletiko Madrid’.

sfidanti.al