Arsenali mbas fitimit edhe të ndeshjes së dytë (1-0) në Napoli u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Evropës (LE), ku përballë do të ketë Valensian. Krahas LE-së, ku po merr pjesë, Arsenali po lufton që të zërë në Premier Ligë një vend që do ta çojë atë në Ligën e ardhshme të Kampioneve.
Në këto kushte, trajneri i “topçinjve”, Unai Emeri, shpresonte se gjatë verës ai do të kishte mundësi që ta përforconte ekipin me fuitbollistë klasi, por, sikurse duket, kjo gjë nuk do të ndodhë, sepse Arsenali do të ketë në dizpozicion “vetëm” 80 milionë euro për pazarin e ardhshëm të futbollistëve.
Kjo do të thotë se Emeri duhet të heqë dorë nga plani që të sillte në ekipin e tij Samuel Umtitin që kushton 70 milionë euro, pasi nuk mund të harxhohet pothuajse i gjithë buxheti vetëm për një lojtar.
Umtiti ka shkuar te Barcelona më 2016, duke ardhur nga Lioni. Ai ka luajtur me klubin katalonjas 93 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.
Sfidanti.al