De Ligti para 10 vitesh kërkonte foto nga Suarezi,tani të lë..targën!

Një fotografi interesante po qarkullon në rrjetet sociale mbas elimiminit të Juventusit nga Ajaksi i Amsterdamit. Në këtë foto tregohet Matijs De Ligti nëntëvjeçar që ka dalë në fotografi me idhullin e tij, Luis Suarez.
Sa për dijeni, De Lighti ka hyrë në shkollën e futbollit të Ajaksit që pesë vjeç dhe në kohën, kur ai bënte hapat e parë të tij futbollistikë, Luis Suarezi ishte ylli kryesor i bardhekuqve të Amsterdamit. Kështu që De Lighti i vogël gjeti momentin e përshtatshëm gjatë një ndeshjeje të Ajaksit që të dilte në fotografi me Suarezin.
Fati tani i kryqëzoi përsëri rrugët e tyre, pasi flitet se De Lightin vetëm një hap e ndan nga nënshkrimi i kontratës me Baercelonën. Nuk dihet ende me saktësi se çfarë shume do të mund të paguajë klubi katalonjas për këtë stoper të shkëlqyer, por thuhet se jo më pak se 60 milionë euro.
Sfidanti.al