Pyetja më budallaqe: Tirana do ta mundi Kukësin për..Partizanin?

Tirana do të luajë kundër Kukësit dhe pyetja fantazëm nuk i ndahet për asnjë çast :
Do të ndihmoni Partizanin të dalë kampion? Trajneri Mema duket sikur është gati të luftojë me “fantazmën” aq sa e ka gati përgjigjen: “ Një nga gjërat që nuk dua të bëj është që të nxjerrë Partizanin kampion…” Duket si një nga marrëzitë e radhës, por Tirana ka 100 arsye të mendojë për gjëra të tjera, me plot hije, pasi luftën më të madhe nuk e ka në fushë me rivalët, por me ata që kurdisin ngjyrën e fatit për ekipet. Tirana, në momentet më jetike, e shtrëngojnë të luajë pa tifozë, duket sikur i shkulin ‘zemrën” pasi është ekip shumë i lidhur me publikun e tij , dhe, duket tejet tallëse kur sfidat e saj, që ndiqen me lupë nga “laboratori”, të lidhen me fatin e Partizanit..kampion!
Të lidhësh Tiranën me Partizanin , sipas historisë të “puthësh” me pahir macen me miun, duket si një shpikje për të krijuar alibi e cila sposton dyshimet. Sepse, ndërsa “demat” po jetojnë momente lirike në garën e kampionatit, të pacënuar nga toreadori jashtë fushe, Tirana është e dënuar t’i bëjë sytë katër jo vetëm kur luan në fushë, por edhe kur fle natën. Ndaj, nuk është rastësi që edhe kur Tirana përgatit ndeshjen me Kukësin, midis 100 pyetjeve që mund të ndizen , ajo që lidhet me Partizanin duket si..”fshati digjet dhe kurva krihet”
Sfdanti.al