Lineker: Mesi “luajti” me Xhounsin, gati sa nuk i ra fashoja nga koka!

Rio Ferdinand, Ouen Gargrivs dhe Geri Lineker, si specialistë futbolli në “BT Sport”, duke komentuar ndeshjen mes Barcelonës dhe Junajtidit, thanë fjalët më të mira për lojën e Mesit, ndërsa nuk e kursyen ironinë me futbollistin e Mançesterit, Fill Xhouns, që e kishte lidhur kokën me fasho që në fillim të ndeshjes dhe të cilin Mesi, në një rast, e dribloi dy herë brenda një momenti të shkurtër, duke e detyruar atë që të përdridhej rreth vetes.
“Ai (Mesi) ‘luajti’ me Fill Xhounsin, duke e sjellë sa andej-këndej, aq shumë, saqë atij gati i ra fashoja nga koka”, tha duke qeshur Geri Lineker.
Sfidanti.al