Klauzola me Liverpulin; Barcelona duhet t’i paguajë 115 mln Euro ekstra nëse i merr lojtar

Barcelona ‘vuajti’ jo pak na tratativat me Liverpulin për blerjen e Filipe Kutinjos, por në fund arriti ta marrë brazilianin për 160 milionë Euro/ Gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ai moment, megjithatë së fundmi zbulohet se në marrëveshjen mes dy klubeve për Kutinjon ekziston një klauzolë për të cilën deri tani askush nuk ishte në dijeni.

Është tabloidi britanik ‘Daily Mail’ ai që flet për këtë klauzolë sipas së cilës Barcelona do të duhet t’i paguajë Liverpulit edhe 115 milionë Euro të tjerë nëse do të arrijë të blejë futbollistë të kësaj skuadre në të ardhmen. Kjo do të thotë se nëse Barcelona do të blejë p.sh Van Dajk për 120 milionë Paund do të duhet të paguajë për të 220 milionë Paund.

Një manovër kjo e rrallë për futbollin anglez duke qenë se aty nuk ekzistojnë klauzolat e zgjidhjes së kontratave të futbollistëve, por që i shërben Liverpulit për të mbajtur Barcelonën larg natyre lojtarëve për të cilët kanë interes edhe klube të tjera.

sfidanti.al