Pavarësisht eliminimit të Benfikës nga Ajntrahti i Frankfurtit në Europa league, Zhoao Feliks mbetet njeriu i momentit dhe jo vetëm për 3 golëshin e shënuar në ndeshjen e parë ndaj skuadrës gjermane. talenti 19 vjecar portugez në fakt prej kohësh është vënë në shënjestrën e klubeve më të rëndësishme evropiane dhe një prej tyre është edhe Juventusi që është vënë në ndjekje të tij prej kohësh.
Por nga Portugalia vijnë lajme që nëse konfirmohen, e frenojnë fort entuzizamin e bardhezinjve. Në mbrëmjen e së enjtes në programin ‘Mais Bastidores’ të televizionit luzitan TV1 u fol për hyrjen e Mancester Sitit në garë për Felix me shumë prepotencë, aq sa e largon Zonjën e Vjetër nga objektivi i saj i merkatos.
Sipas këtij programi që është shumë pranë klubit të Benfikës, destinacioni i Feliks është përcaktuar tashmë dhe është pjesa blu e Mancesterit, pikërisht skuadra e Citizens e drejtuar nga Pep Guardiola. Mësohet e kjo e fundit ka vendosur të derdhë në arkat e Benfikës 120 milionë Euro për talentin 19 vjecar të përfaqësueses portugeze. Një shifër kjo shumë e lartë për pretendimet e Juventusit që gjithsesi nuk është tërësisht jashtë nga gara dhe për këtë një ndikim të madh ka raporti me Zhorzh Mendes.
sfidanti.al