Eliminimi në cerekfinale të Ligës së Kampioneve nga Barcelona, djeg ende në Angli. Sipas asaj që publikohet te tabloidi ‘The Sun’ trajnerit të Djajve të Kuq, Ole Gunar Solskjaer, nuk e pëlqeu aspak sjelljen e disa prej lojtarëve të tij në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou të cilën barcelona e fitoi me rezultatin 3-0 dhe duket se raporti mes tij dhe lojtarëve nuk është më aq i shkëlqyer.
Gjithnjë sipas ‘The Sun’, Solskjaer akuzoi lojtarët se nuk dhanë maksimumin në fushën e lojës kundër Barcelonës, dicka të cilën ai duket se e kishte vënë re edhe në ndeshjet e mëparshme. Mësohet se norvegjezi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes u kishte thënë lojtarëve se nuk u shfaqën në lartësinë e duhur për një klub historik si Mancester Junajtid.
‘Dikush prej jush duhet të kuptojë se ku po luan-kishte thënë Solskjaer lojtarëve.
Pas kësaj, Solskjaer vuri në dukje edhe rëndësinë që ka ndeshja e radhës së Mancester Junajtid që është ajo me Evertonin pasi në lojë është kualifikimi në zonën Champions për në sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al