Amatori i parë në Botëror, direkt përballë numrit 1 të botës!

Po ndodh në kampionatin e një sporti tepër popullor në Angli, por shumë pak të njohur dhe të përhapuyr në Shqipëri, në snuker (snooker), lloj bilardoje. Xhejm Kejhill u bë amatori i parë që kualifikohet për në finalet e Botërorit të snukerit, dhe 23-vjeçari pati një short të jashtëzakonshëm, duke u çiftuar që në fillim me numrin 1 të botës, Roni O’Salivan. Kejhill mbërriti deri në fazën finale duke triumfuar gjatë eleminatoreve.

Për më tepër, ka edhe një fakt tjetër që e bën duelin interesan, ndonëse O’Salivan është padyshim “rëndshëm” favorit. Kejhilli 23-vjeçar është nipi i ish-kampionit të snukerit, Stefën Henri, skocezit që mban rekordin me 7 tituj botëror. O’Salivan ka 5 tituj dhe duhet të kalojë nipin e Henrit që të synojë titullin e 6-të, një më pak se rekordmeni.

Sfidanti.al