Kristiano Ronaldo shënoi dy gola në dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Ajaksit, por këta gola nuk mjaftuan dhe Juventusi i tij “fluturoi” nga LK-ja, pasi u mund (1-2) në ndeshjen e dytë nga ekipi amsterdamas. Ronaldo mbas ndeshjes ishte shumë i zhgënjyer dhe i rënë moralisht, ndërsa kaloi si shigjetë pa thënë asnjë fjalë pranë gazetarëve.
Sidoqoftë, para mediumeve foli e ëma e tij që në një intervistë, midis të tjerave, tha:
“Kristiano është i dëshpëruar, donte të arrinte deri në finale. Ai më tha mua: ‘Mama, u mundova shumë, por unë s’mund të bëj mrekulli. Më vjen keq”.