Mjekët e klubit kanë “ndezur dritën jeshile”. “Semafori” është i hapur për Arjen Robenin, por vetë holandezi nuk është gati të fusë marshet dhe të niset me shpejtësi. Trajneri Niko Kovaç, që e pret prej katër muajsh, thotë se “doktorët thonë se gjithçka është në rregull, por ai gjithnjë ndjen diçka”.
A do të mund të jetë më Arjen Roben një lojtar i Bundesligës? Veterani 35-vjeçar ka vuajtur shumë këta muaj, dhe 7 herë është përpjekur të kthehet në lojë, por ka dështuar. “Ai ende nuk është gati për të luajtur në nivelin e lartë të Bundesligës”, – thotë Kovaçi. Në fillim, ishte një problem në kofshë, pastaj një këputje fibre në pulpën e djathtë. Më në fund, shqetësime në shpinë! Një 35-vjeçar mund të ketë edhe gjëra të tilla dhe mezi ta marrë veten.
Roben nuk luan që nga fundi i muajit nëntor dhe ai vetë pohon se “nuk e di nëse do të jem në gjendje të luaj për Bajernin këtë sezon”. Stërvitja individuale vazhdon, dhe e premtja ishte një ditë e ngarkuar me driblime, gjuajtje në porta të vogla, sprinte të shpejta, e gjitha kjo për 40 minuta. Nuk dihet nëse Bajerni do t’i japë kontratë “holandezit fluturues” për sezonin tjetër.
Sfidanti.al