Mançester Junajtidi ka nevojë për përforcime të reja për disa pozicione dhe më shumë në mbrojtje. Në këto kushte, trajner i ri, Ole Solskjer, i ka kërkuar kryesisë së klubit që të përforcojë në radhë të parë “repartin” e mbrojtjes dhe i pari në “listën e dëshirave” të tij është mbrojtësi korpulent i Napolit, Kalidu Kubali.
“Corriere delo Sport” shkruan se gjatë kohëve të fundit kryesia e klubit të “Old Traffordit” ka hyrë në kontakt me homologen e saj të Napolit për shërbimet e mbrojtësit senegalez 27-vjeçar, duke ofruar për të 105 milionë euro.
Në kontratën e Kulibalit klauzola e shitblerjes së tij ka vlerën prej 150 milionë eurosh, por ajo do të aktivizohet më 2020, keshtu që pritet që gjatë verës “djajtë e kuq” të hidhen me të gjitha forcat në sulm për të siguruar shërbimet e këtij mbrojtësi mjaft të mirë që ka si agjent të veten tetovarin Falli Ramadani.
Sfidanti.al