Nëse në Ajaks-Juve shkëlqeu Frenki De Jong, në Benfika-Frankfurt ishte radha e një tjetër ylli. Një 19-vjeçar si Zhoao Feliksi vendosi sfidën e Ligës së Europës duke shënuar 3 nga 4 golat, e duke dhënë asistin për rrjetën e Ruben Diasit. Jo më kot, Mançester Junajtidi dhe Reali i Madridit besohet se po e ndjekin mesfushorin sulmues ende tepër të ri, të cilit Benfika i ka vënë çmimin gati 120 milionë euro.
Feliksi po kalon një sezon të shkëlqyer, me 10 gola në 20 ndeshje në Primera Ligën e Portugalisë, dhe me 15 gola gjithsej në çdo kompeticion. Gjithsesi, këta të shënuar ndaj Frankfurtit, ishin golat e parë të 19-vjeçarit në Ligën e Europës.
Sfidanti.al