Tifozët e Bajernit protestojnë me foton e … Efenbergut

Të shtunën në mbrëmje gjithçka u mendua si festë për bavarezët, me fitoren 5-0 ndaj Dortmundit, por pati kohë edhe për diçka tjetër. Disa tifozë fanatikë të Bajernit shprehën gjithë kundërshtimin e tyre për fanelën e re jashtë fushe, të menduar nga klubi, që do të jetë me ngjyrë mente, pra një lloj e blerte e hapur.

Në një cep të stadiumit, këta tifozë krijuan figurën e ish-yllit të ekipit, Shtefan Efenberg, të veshur me fanelën e re, ulur në shezlong, me një koktejl në dorë dhe me kapele kashte në kokë. Nënkuptimi i qartë: Kjo fanelë vlen për pushime, jo për të fituar Bundesligën apo Championsin. Në të njëjtën ndeshje, tifozët krijuan sërish figurën e Efenbergut, këtë herë me fanelën tradicionale të kuqe, dhe me festimin e famshëm të fitores së Championsit në 2001.

Sfidanti.al