Edin Xheko “pendohet” me Italinë, tani do vishet si “çekan” në Premier?

Pjesëtari i përfaqësueses boshnjake, Edin Xheko, ndodhet në rrugën e kthimit për në Premier Ligë, duke qenë se, sikurse thuhet, ai ka përfunduar bisedimet me klubin Uest Hem që pritet të japë përgjigje pozitive që ai të kthehet në ishull.
Trajneri i Uest Hemit, Manuel Pelegrini, i njeh mirë cilësitë e Xhekos që nga koha, kur ata kanë bashkëpunuar te Mançester Siti, kështu që ai synon ta sjellë futbollistin boshnjak si një përforcim të ri-të vjetër te “çekanët”, sikurse e quajnë ndryshe Uest Hemin.
Sfidanti.al