Mbrëmjen e së mërkurës, Juventusi do të luajë ndaj Ajaksit në ‘Johan Cruyff Arena’ të Amsterdamit ndeshjen e parë cerekfinale të Ligës së Kampioneve. Trajneri Alegri për këtë ndeshje do të ketë në dispozicion disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij si dhe Kanselon që tashmë është riaftësuar.
‘Ndihem shumë mirë, pata një problem të vogël në pulpë edhe për këtë arsye nuk luajta në dy ndeshjet e fundit-tha Kanselo-tani jam gati që të rikthehem në fushën e lojës që në ndeshjen e Amsterdamit’.
Por ai te i cili është përqendruar vëmendja më e madhe e Juventusit është Kristiano Ronaldo që po bën gjithcka mundet për të qenë gati për sfidën e mesjavës dhe parandjenja është pozitive gjë që e shprehu edhe Kanselo.
‘Kristiano po stërvitet dhe do të bëjë të pamundurën për të qenë gati për të mërkurën-vijoi Kanselo-mendoj se ai do të grumbullohet me skuadrën, të shohim nëse do të jetë titullar, për këtë vendos trajneri’.
sfidanti.al