I dëshpëruar për një sulmues; Celsi kërkon Robert Levandovskin

Celsi është i dëshpëruar për një sulmues të nivelit të lartë. Klubi londinez duke parë se ka dështuar me Alvaro Moratën dhe me Gonzalo Higuain që në 11 ndeshje ka shënuar vetëm 3 gola, tani ka hedhur sytë nga Bajerni i Mynihut duke vënë në shënjestrën e tij Robert Levandovskin të cilin do të kërkojnë ta marrin në merkaton e verës.

Por Blutë e Londrës kanë një problem; dënimin me bllokim të merkatos nga ana e FIFA, vendim të cilin ata e kanë apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë duke shpresuar në një zgjidhje të kësaj cështje në favor të tyre. nëse kjo do të ndodhë atëherë Celsi do të hidhet në sulm për Levandovskin, përfaqësuesit e të cilit sipas medias britanike kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Celsit për tranferimin e lojtarit.

Robert Levandovski u bë pjesë e Bajernit të Mynihut në vitin 2014 duke fituar 4 tituj kampion të Gjermanisë me skuadrën bavareze.

sfidanti.al