Man. Junajtid e kërkon, por Kutinjo dëshiron ta mundë në Champions

Tifozët në “Old Traford” nuk e kanë harruar një brazilian që shënoi dhe ishte shkaktar i eleminimit të skuadrës së tyre nga Liga e Europës në 2016. Filip Kutinjo luante atëherë për Liverpulin, skuadrën që mposhti Mançester Junajtidin, në derbin më të ashpër të futbollit anglez.

Sot, Kutinjo është tek Barcelona, dhe shorti e ka vendosur përsëri përballë Mançester Junajtidit, këtë herë në çerekfinalet e Championsit. Edhe pse flitet se klubi i “Old Trafordit” interesohet për brazilianin, sërish ai flet sikur kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë.

“E di se ndeshjet ndaj Junajtidit janë të veçanta, – tha Kutinjo, – e mësova kur isha tek Liverpuli, kur jetoja shumë pranë tifozëve. E kam të ngulitur në memorjen time, dhe ndonëse unë tani jam në skuadër tjetër, nëse Barcelona eleminon Junajtidin nga Europa, do të ishte një kënaqësi e dyfishtë për mua”.

Sfidanti.al