Valon Hamdiu që është 20 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës, ka lindur në Kumanovë (Maqedoni), por të gjithë karrierën e tij futbollistike të deritanishme e ka zhvilluar në Zvicër dhe ndërkohë ka vendosur që të luajë me përfaqësuesen deri 21 vjeç të Kosovës.
Mediumet kosovare shkruajnë se Hamdiu ka qenë kapur nga “radarët” e Maqedonisë dhe të Shqipërisë, federatat e futbollit të të cilave bënë shumë përpjekje që të siguronin secila për vete shërbimet e këtij futbollisti të ri, por ai nuk zgjodhi asnjërin nga të dy vendet në fjalë, por Kosovën, krerëve të futbollit të së cilës Hamdiu tanimë i ka bërë të ditur se e ka pranuar propozimin e federatës kosovare.
Në fakt, bëhet fjalë për një futbollist mbrojtës të talentuar, të cilit i parashohin një të ardhme mjaft të mirë. Tani organet përkatëse kosovare po punojnë ekspres që t’i nxjerrin Hamdiut pashaportën kosovare, me qëllimn që ai të mund të thirret në grumbullimin më të parë të përfaqësueses U-21 të Kosovës, të fillojë të luajë më të dhe më vonë edhe me ekipin e parë përfaqësues kosovar.
Tani për tani, Valon Hamdiu luan në Zvicër me ekipin e të rinjve të Vinterturit, ndërkohë që më parë ka luajtur me të rinjtë e klubeve Vil dhe Sen Galen.
Sfidanti.al