Në raundin e fundit të La Ligës, Reali i Madridit u mund 2-1 nga Valensia në “Mestaja”, ndërkohë që loja e “galaktikasve”, me të vërtetë, linte për të dëshiruar, duke i bërë shumë të pakënaqur tifozët që i kritikuan me forcë futbollistët e vet, më shumë nga të tjerët Luka Modriçin.
“Modriçi u duk sikur u bllokua në pjesën e mesfushës së Realit, duke mos bërë asgjë që ta pengonte avancimin e Valensias. Mesfushori kroat mbeti në hije të Dani Parehos. Modriçi ishte si mos më keq që në fillim të pjesës së dytë, kur një top të pastër e nxori aut”, vinte në dukje ESPN-ja.
Tifozët e Realit ishin edhe më të ashpër në kritikat, duke lëshuar në adresë të futbollistit kroat ofendime të tilla që nuk janë bërë kurrë më parë: “Loja e Modriçit ishte e dëshpëruar, e dëshpëruiar…Dhe më e bukura është se të gjithë shajnë Krosin, kur fajin e ka Modriçi. Ai duhet shitur… ai nuk ishte në gjendje që ta drejtonte ekipin as kundër Valensias.. Shkoni te koshi i plehrave dhe shihni, nëse Modriçi është atje”!
Sfidanti.al