Çfarë gjesti: Sterlingu blen 550 bileta dhe ia falë një shkolle!

Ylli i Mançter Sitit, Rahim Sterling, tregoi se ai është jo vetëm një futbollist i madh, por se ai është edhe një njeri me zemër të madhe: ai bleu 550 bileta për ndeshjen mes Sitit të tij dhe Brajtonit që do të luhet në kuadrin e gjysmëfinales së FA Kupës (Kupës së Mbretëreshës) dhe ia fali ato një shkolle londineze, në të cilën ai ka mësuar dikur edhe vetë.
Bëhet fjalë për shkollën “Ark Ekwin”, nxënësit e së cilës do të kenë shansin që të shohin ish-nxënësin e saj Sterlingun dhe Mançester Sitin kampion të Anglisë. Sterlingu që është me origjinë nga Xhamajka, e ka frekuentuar rregullisht këtë shkollë që është pranë stadiumit më të madh në Angli. Ai ka siguruar jo vetëm biletat falas për ndeshjen, por edhe transportin falas të nxënesve nga shkolla në stadium dhe anasjelltas!
Ndeshja mes Sitit dhe Brajtonit do të luhet këtë të shtunë në “Uembli”
Sfidanti.al