Që nga 2012-2013 nuk kishte provuar të bënte gola, me përjashtim të dy prej tre sezoneve të fundit. Ermir Lenjani kurrë nuk do të njihet si shënues, por ja që edhe për një lojtar krahu dhe me tipare mbrojtëse, vjen dita e duhur. Lojtari i kombëtares shqiptare (i paftuar së fundmi nga Panuçi) realizoi dy herë në të njëjtën ndeshje, dhe pikërisht në fitoren 2-1 të Sionit në fushën e Tunit.
Lenjani shënoi në minutat 21 e 33, në pjesën e parë, duke i dhënë epërsinë 2-0 ekipit të tij, ndërsa nuk mjaftoi për vendasit goli i Nikola Suterit në 41’. Kjo fitore bëri që Sioni të arrinte në 32 pikë, vetëm 1 pikë larg zonës që të kualifikon për në Ligën e Europës (vendi i katërt). Gjithsesi, Lenjani me shokë duhet edhe të kthejnë kokën prapa, pasi rreziku për të rënë nga kategoria ekziston, me 6 pikë diferencë me “zonën e ftohtë”, kur duhen edhe 9 ndeshje për t’u luajtur deri në fund. Deri tani, shqiptari i Kosovës ka shënuar 4 gola, sezoni më i mirë për të, që nga 2009-2010.
Sfidanti.al