Pas një dekade në Amerikën Jugore, Rally Dakar ndërron destinacion dhe transferohet në Arabinë Saudite. Javët e ardhshme pritet që të zyrtarizohet arritja e një marrëveshjeje 5 vjecare me organizatorët e garës së shkretëtirës, edicioni i parë i së cilës do të zhvillohet në vitin 2020.
Prej javësh flitej për një ndryshim të tillë dhe sipas Motorsport tashmë akordi është arritur. Në fakt pilotët e kishin bërë fakt të kryer këtë nëpërmjet rrjeteve sociale edhe pse ASO i mbajti kontaktet me organizatorët e Rally Dakar në vendet e amerikës latine
Mësohet se në krye të këtij projekti do të jetë David Kastera, ish pilot në motorë dhe co-pilot në makina që më parë ka mbuluar edhe rolin e Drejtorit Sportiv të Rally Dakar
Pas këtij vendimi duket se qëndron refuzimi i bërë nga Kili dhe Bolivia për të pritur Rally Dakar të 2019 kur ato ishin të përfshirë në kalendarin e këtij kompeticioni. Destabiliteti politik dhe ekonomik i vendeve bënë që ASO të bëjë hapa prapa duke bërë që gara e këtij viti të zhvillohej në Peru për të nisur më pas bisedimet për edicionin e vitit 2020 dhe Arabia Saudite ka qenë gjithnjë një nga alternativat më të preferuara.
sfidanti.al