Zhoze Murinjo ‘kalon’ sërish te Interi; takon heronjtë e ‘Tripletës 2010’

Zhoze Murinjo bashkohet sërish me Interin. Trajneri portugez që me zikaltrit në vitin 2010 fitoi të famshmen Tripletë, shkoi drejt Londrës ku u takua me heronjtë e skuadrës së tij të atij viti me këta të fundit që po përgatiteshin për një ndeshje me Legjendat e Totenhemit për përurimin e stadiumit të ri të Hotspurs.

Ndërsa tifozët e Interit ëndërrojnë për kthimin e idhullit të tyre në San Siro, vetë Murinjo u pa duke qeshur e bërë shaka me ish lojtarët e tij si Zhulio Sezar, Zaneti e Toldo, protagonistë të arritjes së paharrueshme të zikaltërve në vitin 2010

sfidanti.al