Championsi nuk bën për Paris SG as me skuadrën e femrave

Nuk mjaftoi prania e qindra tifozëve ultras, dhe e një publiku të shkëlqyer në stadium. Paris SG nuk arriti të kualifikohej për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për femra, edhe pse fitoi 2-1 ndaj Çelsit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Zhan Buin” të Parisit, dhe skuadra vendase iu afrua kualifikimit pasi arriti në avantazhin 2-0, po aq sa kishte humbur në Londër, në çerekfinalen e parë.

Gjithsesi, eleminimi erdhi njëlloj si në Championsin e meshujve, dhe sërish nga një skuadër angleze. Lojtarja skandinave, Maren Mjelde shënoi golin e kualifikimit për Çelsin në minutën e fundit. Norvegjezja nuk lejoi që të luheshin 30 minutat e shtesë e, ndoshta më pas, të gjuheshin edhe penalltitë. Paris SG i meshkujve u eleminua nga Mançester Junajtid, i mundur 3-1 në “Park dë Prensis”, pasi fitoi 2-0 në “Old Traford”. Edhe goli i Markus Rashfordit erdhi në sekondat e fundit, me anë të një penalltie.

Sfidanti.al