Zgjerohet familja Maradona; në Argjentinë del fëmija i 9 i mundshëm i El Pibe De Oros

Vetëm para dy javësh në median ndërkombëtare u fol për mundësinë që Diego Armando Maradona të kishte edhe 3 fëmijë të tjera për ta cuar në 8 numrin e herëve që ai është bërë baba, por nga Argjentina vjen një lajm që e rrit këtë numër në 9. Bëhet fjalë për Santiago Larën, një 18 vjecar nga La Platas që ka folur në një televizion argjentinas.

‘Për mua babai im do të jetë gjithnjë Marselo Lara, por nga ajo që më kanë thënë e më kanë shpjeguar, babai im biologjik me shumë mundësi është Diego Maradona-tha Santiago Lara.

Një deklaratë kjo që bëri xhiron e botës, por që mbetet një hipotezë duke qenë se nuk është bërë ende testi i ADN. por avokati i Larës, Fabian Musto,  shpjegoi se gjërat po shkojnë në atë drejtim. Historia e Santiago Larës del në dritë 14 vjet pas historisë së treguar nga nëna e tij, Natalia garat që kishte nisur procedurat në lidhje me atësinë e djalit të saj, por që u ndërprenë pasi ajo ndërroi jetë në mënyrë të papritur. tani që Santiago nuk është më një minoren, kjo cështje pritet të rihapet. nëse testi i ADN do të konfirmojë këtë hipotezë, Maradona do të ketë 9 fëmijë si për ta afruar akoma më shumë me realitetin batutën e vajzës së El Pibe De Oros, Xhanina e cila kishte thënë: ‘Edhe shumë pak duhet që të formojmë një skuadër futbolli’.

Në këtë pikë, Diego mund të bëhet trajneri i skuadrës së tij ‘Maradona Team’

sfidanti.al