Mohamed Sejdini , president i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë

Mohamed Sejdini (shqiptar) që deri tani kryer detyrën e presidentit të përkohshëm të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), në një mbledhje të fundit të asamblesë së saj, të zhvilluar në Ohër, u zgjodh definitivisht president i ri i FFM-së. Në favor të Sejdinit votuan 82 nga 90 delegatët e pranishëm në këtë mbledhje. Mandati i Sejdinit do të jetë dëri në vitin 2021.
Sejdini e mori përsipër detyrën e presidentit të përkohshëm të FFM-së mbas tërheqjes së parakohshme të presidentit të deritatëhershëm të FFM-së, Ilço Gjorgjioski, në korrik të vitit të kaluar. Sejdini, para se të merrte detyrën e presidentit, ka qenë nënpresident i FFM-së.
Miq të ftuar në mbledhjen e asamblesë së mësipërme të FFM-së ishin anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, Davor Shuker, dhe përfaqësuesi i FIFA-s, Hendi Beha.
Sfidanti.al