Aktori i njohur i Hollivudit, Silvester Stalone, tha se ai ishte i shqetësuar për ish-kampionin e UFC-së, Konor MakGregor, pasi ai në shpesh raste shkakton konflikte, duke shkelur ligjet, diçka që ai e bëri përsëri edhe ditët e fundit, kur ia mori nga dora dhe ia theu telefonin celular një tifozi që donte t’i bënte atij një foto. Kështu që tani ai pret të dalë para gjyqit.
“Po, ne jemi të shqetësuar për Konor MakGregorin, sepse ai ndodhet në udhëkryq të jetës së tij. Nëse ai nuk do të arrijë ta mposhtë frikën dhe ta mundë atë (Habib Nurmagomedov), mendoj se kjo gjë do ta ndjekë atë gjatë të gjithë jetës. Unë besoj se ai mund ta mposhtë Habibin. Ai e humbi ndeshjen e fundit, sepse u nxeh shumë dhe u tregua arrogant e mendjemadh”, vuri në dukje Stalone, midis të tjerave, gjatë një interviste në mediumin TMZ, duke shtuar:
“Konori i mbajti duart shumë poshtë, duke ia lënë zbuluar fytyrën kundërshtarit. Atij i mungonte plani B, nderkohë që edhe plani A ishte plotë minuse. Dua që të shoh një ndeshje tjetër mes tyre. Dua të shoh një luftëtar që jep gjithçka nga vetja dhe lëviz nëpër të gjithë kafazin”.
Sfidanti.al