Ngolo Kante është një provë e gjallë e përkushtimit maksimal që e ka ngritur atë në skenën më të lartë të futbollit botëror. Grinta e tij në fushë njihet mirë nga të gjithë dhe ndërkohë ai mbetet një sportist modest e kokulur, edhe pse ka fituar disa tituj në Premier Ligë, si edhe titullin e kampionit të botës vitin e kaluar në Rusi në përbërje të Francës.
Profesionalizmi i Kantes mbetet në nivelin më të lartë, gjë për të cilën dëshon edhe fakti se ai u paraqit në grumbullimin e parë të përfaqësueses franceze gjashtë orë para të gjithë të tjerëve.
Trajneri i kombëtares franceze, Didie Deshamp, e kishtë caktuar grumbullimin e parë të ekipit rreth orës 12:00 të mesditës, por rojat e qendrës stërvitore “Klerfonten” hapën sytë, kur e panë Kanten para portës së saj që në 6 të mëngjesit! Sikurse shkruan gazeta “L’Ekip”, i dyti erdhi Kingsli Koman në orën… 11:00.
Sfidanti.al