Alonso, një tjetër triumf; në garën 1000 milje të Sebringut

Fernando Alonso regjistron një tjetër fitore në tokën amerikane. Pas suksesit në 24 orë të Daytonës, piloti spanjoll triumfoi edhe në garën 1000 Milje të Sebring e vlefshme për Botërorin ËEC. Alonso garoi në këtë kompeticion me skuadrën Toyota  TS050 Hybrid dhe në skuadër me të ishin edhe Buemi e Nakazhima të cilët e dominuan  garën nga fillimi deri në fund. Gara në të vërtetë u mbyll nën regjimin e makinës së sigurisë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Alonso e nisi garën 1000 Milje të Sebringut nga pole position të cilin e fitoi me kohë rekord dhe e mbajti kryesimin e saj, madje me kalimin e xhirove spanjolli e thelloi diferencën me kundërshtarët e tij deri sa kaloi vijën e finishit.

Pas Alonsos u rendit një tjetër skuadër Toyota, ajo e përbërë nha Lopez, Konuej dhe Kobajashi, ndërsa podiumin e plotësoi skuadra BR1-AER me pilotët Aleshin, Harli dhe Petrov

sfidanti.al