Mediumet spanjollë, sidomos ata të afërt me Atletikon e Madridit, e kanë kritikuar me forcë taktikën e trajnerit Diego Simeone në ndeshjen e fundit që Juventusi e fitoi 3-0 në Torino, duke u kualifikuar për në çerekfinale të LK-së.
Alvaro Morata pati, nëse do ta quajmë të tillë, të vetmin rast para portës kundërshtare, por, në përgjithësi, ndeshja ishte një fiasko e madhe për Atletikon, por më shumë për trajnerin Simeone që ka “meritën” kryesore për taktikën që aplikuan “jorgaxhinjtë”.
Pak kohë më parë, trajneri argjentinas nënshkroi kontratën e re me klubin madridas dhe tani shumëkush bën pyetjen, nëse e meriton ai të gjithë atë pagesë të madhe që parashikon kjo kontratë dhe që e bëri Simeonen trajnerin më të paguar në botë?
Më poshtë po sjellim pesë arsyet se përse media sportive spanjolle është e pakënaqur me Simeonen:
-Mungesa e agresivitetit
-Aplikimi i një taktike frikacake
-Mosrealizimi i detyrave
-Mungesa e një plani B
-Loja e keqe në fushat kundërshtare.
Duke pasur parasysh sa më sipër, ngrihet pyetja se, nëse Atletiko e Madridit është një ekip me dy fytyra? Nëse fusha e “shtëpisë” është i vetmi opsion i suksesit të këtij ekipi?
Sfidanti.al