3 vite burg për ata që do të shkelin fushën!  Kjo frazë e kryeministrit Rama në takimin me presidentët e futbollit, ka bërë më shumë efekt sesa premtimet për lumturinë financiare që pritet të sjellë e ardhmja politike në Superligë!  Mos janë shumë apo mos janë pak tre vite burg? Ngaqë jemi shumë të përkulur ndaj politikës, na duket sikur ajo që dëgjuam  nuk ka më nevojë të diskutohet as nga kopetentët e masës së dënimit. Sidoqoftë, me këtë rast, le të kujtojmë një nga dhunimet më historike të fushës, kur një tifoz  në prag të ndeshjes  Shqipëri – Gjermani  në vitet 80-të, kapërceu “kufirin”, telat e stadiumit, vrapoi drejt Rumeniges  vetëm për një puthje !  Tifozin e zaptuan  policët, e kishin rrahur në Rajonin e Policisë dhe kur kishte mbaruar ndeshja e kishin liruar me pyetjen :  po tani, çfarë mendon për atë që bëre?
 Tifozi, gati i tredhur  pas drurit, zgjodhi këto fjalë: “ Nuk do ta puthë më Rumenigen…”
Në vitet e sotme, puthja e stilit “Rumenige”  ka vdekur në anët tona dhe ata që hyjnë kanë më shumë zell për të ushtruar dhunë sesa ..dashuri, si dikur baballarët e tyre ! Ndaj, 3 vite burg për ata që besojnë se arbitrat, kur ta bëjnë borxh, meritojnë të zdrugohen, nuk besoj se janë pak.  Kur zoti Rama përmendi 3 vitet e  dënimit për agresorët, ata që vijnë nga populli i futbollit, presidentët dukeshin si engjëj që kishin zbritur vetëm për paqe në atë sallë. Aq të pafajshëm në ushtrimin e zanatit  të tyre,  sa  thoje me vete shyqyr që shef Edi  nuk dha  burg edhe  për ata që zbresin në pushim për të “puthur” ..arbitrat! Prandaj ishte tepër prekës momenti  në fund të takimit, kur zoti Rama me sy u thoshte presidentëve : “ Tani luani rehat, populli urtesohet kur dëgjon..burgun!”
Sfidanti.al
    
