Spanjë, në ‘kthetrat’ e organeve fiskale; Nejmar hetohet përsëri

Nejmar Jr vihet sërish në shënjestrën e organeve fiskale spanjolle. Agjencia e Të Ardhurave ka hapur një hetim për sulmuesin brazilian për shpërblimin e rinovimit të kontratës me Barcelonën që u kthye dhe në një mollë sherri mes tij e klubit katalanas dhe për transferimin e tij te Paris Sën Zhermeni. Lajmi bëhet i ditur nga ‘El Mundo’ sipas të cilit, Inspektoriati fiskal ka kërkuar dokumentat që mund të rrezultojnë të rëndësishme dhe që kanë cuar në përplasjet mes futbollistit dhe Barcelonës.

Organet fiskale spanjolle e kërkojnë dokumentacionin për të mësuar të gjitha përfitimet e Nejmar në vitin 2017 dhe për të konstatuar nëse ai i pagoi të gjitha detyrimet tatimore në Spanje. Nejmar ka qenë futbollist iu Barcelonës deri në gushtë të 2017 dhe gjatë këtij viti ishte rezident në Spanjë për 183 ditë, kështu që ishte i detyruar të paguante taksat përkatëse për të ardhurat e përfituara si nga Barcelona ashtu edhe nga Paris Sën Zhermeni gjatë 2017
Agjencia e të Ardhurave kërkon të qartësojë në mënyrë të vecantë, të ardhurat e siguruara nga Nejmar me Paris Sën Zhermenin. Kontratat me klubin francez kanë të përmendura shifrat ekonomike të akordit duke përfshirë edhe pagën e Nejmar. Por sipas El Mundios, Gjykata parashikohet që t’i kërkojë klubit transalpin dokumentacionin me të gjitha të dhënat financiare të Nejmar.

Përsa i përket bonusi të Nejmar pëe rinovimin e kontratës me Barcelonën dhe që po hetohet nga organet tatimore, bëhet fjalë për atë që klubi katalanas i pagoi futbollistit në verën e 2017, por që ka bërë që palët t’u drejtohen dyerve të gjykatës. Në 2016, Barcelona dhe Nejmar arritën një akord për një bonus prej 40 milionë Eurosh për zgjatjen e kontratës së futbollistit; 14 milionë u derdhën në momentin e nënshkrimit të rinovimit; ndërsa pjesa tjetër prej 26 milionësh u la mënjanë për t’u paguar në 2017 në formën e shpërblimit të besnikërisë, nëse dëri në 31 korrik Nejmar nuk do të hynte në tratativa me ndonjë klub tjetër. Në 3 gushr, braziliani u transferua te Paris Sën Zhermeni me transalpinët që paguan klauzolën e kontratës së futbollistit më Barcelonën.

Në këtë pikë cështja ka kaluar në Gjykatë, me Nejmar që kërkon shumën 26 milionë Euro së bashku me interesat, ndërsa Barcelona nga ana e saj i kërkon futbollistit 75 milionë Euro dëmshpërblim për mospërmbushje të kontratës.

sfidanti.al