Tragjedi në ciklizëm; vret veten Keli Kejtlin, fituese e medaljes së argjendtë në Rio

Tragjedia bie në botën e ciklizmit; vret veten në moshën 23 vjecare, amerikania Kelu Kejtlin fituese e 3 titujve botërorë radhazi në 2016-2018 dhe e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros në 2016, Lajmi u bë i ditur nga Federata Amerikane e Ciklizmit, US Cycling dhe mësohet se Kejtlin u gjend e pajetë në dhomën e saj në konviktin e Universitetit. Ai që komunikoi se ciklistja kishte vrarë veten ishte pikërisht babai Keli Kejtlin.

‘Lajmi për vdekjen e Keli Kejtlin i dha një goditje të rëndë skuadrës-thekson VeloNeës-humbja e një personi në një moshë kaq të re është dicka e vështirë për t’u pranuar. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe ata që kanë pasur fatin ta njohin më mirë Keli Kejtlin’

sfidanti.al