I dehur në timon, Defrelit i tërhiqet patenta

Mbrëmja e së dielës ishte shumë ‘intensive’ për Greguar Defrel. Sulmuesi francez i Sampdorias pësoi një aksident me makinën e tij, aksident që për fat të mirë nuk pati dëme fizike, pasi evitoi një kontroll të policisë në Xhenova pranë Corso Europa. Sipas të përditshmes ‘Secolo XIX’, 27 vjecari që ishte në drejtimin e automjetit të tij, rezultoi se kishte një nivel të lartë të alkoolit të konsumuar dhe për këtë arsye atij iu tërhoq leja e drejtimit të makinës. Në makinë me Defrel ishte dhe e fejuara e futbillistit, edhe ajo nuk pati pasoja nga ky aksident.

sfidanti.al