Si do të jetë epoka “Zidan Nr. 2”? Si Munjozi e Kapelo?

Zinedin Zidan nuk është trajneri i parë që rikthehet tek Reali. Në 117 vjet histori, janë plot 9 të tillë, duke nisur me Hasinto Kinkosesin (Jacinto Quincoces) në 1945 e duke përfunduar me Fabio Kapelon në 2007. Dikush pati sukses herën e dytë, dikush jo, ndërsa interesi është i madh për të parë se çfarë do të bëjë francezi në periudhën e dytë, ndërsa kontrata e mban në “Bernabeu” deri në 2022.

Më i njohuri në rikthim mbetet Migel Munjoz (në foto) që, pas një “antipaste” në shkurt-prill 1959, u bë trajner në 1960 dhe mbeti në stol deri në 1973, duke fituar 14 trofe, si tekniku me më shumë triumfe tek Reali. Ai fitoi 9 tituj kampion, 2 Champions, 2 Kupa të Mbretit, një Kupë Interkontinentale.

Luis Molovni është rekordmeni që erdhi dhe iku 4 herë, duke fituar dy tituj kampion, dy kupa dhe Kupën UEFA në 1986. Nuk mund të mungonte legjenda Alfredo Di Stefano apo edhe Antonio Kamaço, ndërsa më i suksesshëm ishte Fabio Kapelo (në foto), me dy tituj kampion në dy sezonet që drejtoi ekipin në 1996-1997 përballë Barcelonës së Ronaldos, dhe në 2006-2007 përballë Barcelonës së Ronaldinjos e Mesit.

Sfidanti.al