Historia e futbollit nuk ka filluar në vitet 2000, dhe disa nga rekordet apo legjendat janë vërtet të vjetra. Dy yjet më të mëdhenj të epokës sonë, Kristiano Ronaldo e Lionel Mesi, po bëjnë vërtet një luftë mes epokave, duke synuar rekordin e golave. Ata janë sot me 7 lojtarëve me më shumë rrjeta që kur nisi të llogaritej seriozisht, pra që nga vitet 20-të apo 30-të të shekullit të 20-të.
Ronaldo ka 697 gola me klubet dhe kombëtaren, të shënuar në 985 ndeshje. Mesi ka arritur në 677, të realizuar në 854 të tilla, ndërsa përpara tyre janë pesë emra të mëdhenj. Gerd Myleri ka 735 gola në karrierë, Ferenc Pushkashi ka arritur deri në 754, “Mbreti” Pele e mbylli me 767 rrjeta zyrtare, Romario i lavdishëm mbërriti tek shifra 772, ndërsa vendi i parë i takon një lojtari të një shkolle të vjetër, Jozef Bicanit, çeko-austriak i viteve 1931-1955, që pati 805 gola në jetën e tij të gjatë sportive.
A do të munden Ronaldo e Mesi të kalojnë Mylerin, Pushkashin, Pelenë dhe Romarion, si dhe të kapërcejnë “sprintierin” Bican (100-metërshin e kishte 10.8 sekonda)? CR7-ta po tregon shenja lodhjeje, por po vazhdon të shënojë, ndërsa “Pleshti” është sërish tek mesatarja 40 gola për sezon. Pra, yllit të Barcelonës mund t’i duhen edhe 3-4 sezone në nivele të larta për t’ia dalë, por a do ta ruajë këtë ritëm kur të jetë 34 vjeç?
Sfidanti.al