Juventusi ka traditë të keqe, kur është në disavantazh 2-0

Juventusi ka vite që dominon në futbollin italian, por tifozët e tij nuk mund të jenë të kënaqur, pasi prej shumë vitesh mungon triumfi në Ligën e Kampioneve (LK). Juvja gjatë viteve të fundit ka luajtur në dy finale të LK-së, por trofeu i rëndësishëm evropian mungon. Pikërisht, kjo është edhe arsyeja që në klubin torinez erdhi Kristiano Ronaldo.
Sidoqoftë, tani “biankonerët” ndodhen pranë elimininimit, pasi në ndeshjen e parë të 1/8-së së finaleve të LK-së humbën 2-0 ndaj Atletikos së Madridit në “Vanda Metrop;olitano”, ndërkohë që dihet sesa e vështirë është që të luash kundër këtij ekipi spanjoll dhe duhen kompensuar dy golat e ndeshjes së parë.
Nëse i hedhim një sy historisë së futbollit, do të konstatojmë se Juventusi në asnjë rast nuk ka arritur ta eliminoi kundërshtatin në fazën nokaut, në qoftë se ndeshjen e parë e ka humbur 2-0.
Në një situatë të tillë Juvja është ndodhur pesë herë, herën e fundit në sezonin 2012/13, kur të dyja ndeshjet kundër Bajernit të Mynihut i humbi 2-0.
E vetmja shpresë e Juventusit është Ronaldo, më të cilin në krye Reali i Madridit në një rast e ka kompensuar disavantazhin prej dy golash: në sezonin 2015/16, Reali e tejkaloi disavantazhin 2-0 kundër Volfsburgut, ndërkohë që më vonë doli edhe kampion i Evropës.
Sfidanti.al