Krahasimi i pafund Messi-Pele; tani edhe për festimin e golit

Të pranishmit në Sanchez Pizjuan për sfidën mes Sevijës dhe Barcelonës u bënë dëshmitarë të një spektakli futbollistik të dhënë nga kapiteni i skuadrës katalanese, Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas shënoi 3 gola duke dhënë edhe një assist për Luis Suarez. por kjo sfidë nuk u fol vetëm për lojën e Messit. Në rrjetet sociale filloi të bëjë xhiron e botës imazhi i festimit të argjentinasit pasi shënoi një prej golave të tij.

Ishte minuta e 66 kur Mesi mori një pasim nga Dembele për të dërguar topin në rrjetë duke shënuar golin e dytë, ndërkohë që me golin e shënuar në minutën e 85 ai i dha mundësinë Barcelonës që të marrë avantazhin për herë të parë në këtë sfidë teksa shënoi golin e trete.

Dhe imazhi i festimit të tij ishte i tillë që të kthen prapa në kohë; pasi Mesi kërceu mbi Dembelenë dhe ngriti krahun e djathtë të tij, ndërkohë që me të majtën qëndronte i përqafuar me francezin, një imazh ky kë është identik si ai i Pelesë teksa festonte bashkë me Zhairzinjon golin e parë të Brazilit në fitoren 4-1 ndaj italisë në Botërorin e Meksikës në vitin 1970

Komentet nuk munguan dhe kishte nga ata që shkuan shumë larg duke mos e humbur shansin për të bërë për të disatën herë krahasimin mes Messit dhe legjendës së futbollit botëror, Pele

sfidanti.al