Pas Luka Modric, një tjetër kroat duket ia shuan ëndrrat e merkatos Interit. Bëhet fjalë për mesfushorin e barcelonës, Ivan Rakitic për të cilin ditët e fundit u fol shumë për mundësinë e transferimit te klubi zikaltër. Ai që mohon të gjitha zërat që e kanë rrethuar në lidhje me këtë lëvizje është vetë Rakitic pas suksesit të së shtunës të Barcelonës në fushën e Sevijës
‘Ndonjëherë në mëngjes qesh teksa lexoj zërat rreth meje-tha Rakitic ndaj lajmit për kalimin e sigurt të tij te Interi për 40 milionë Euro dhe që ishte në faqet e para të të gjitha të përditshmeve sportive-kam edhe 3 vjet kontratë me Barcelonën dhe unë dua që të qëndroj këtu. ndihem krenar teksa dëgjoj që klube të rëndësishëm janë të interesuar për mua, por unë e shoh ende veten te Barcelona’.
sfidanti.al