Ju kujtohet Montela? Federata Iraniane i ofron pankinën e kombëtares

Pas dy shkarkimeve në harkun e 5 muajve nga Milani në fund të nëntorit në 2017 dhe Sevija në fund të prillit 2018, Vincenco Montela duket se do të rikthehet në rolin e trajnerit, ndoshta në stolinm e Iranit. Sipas asaj që publikohet të e përditshmja italiane ‘Tuttosport’, Federata Iraniane e Futbollit i ka propozuar trajnerit italian një kontratë prej 3 vitesh e gjysmë për të drejtuar skuadrën drejt kualifikimit në Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Ish trajneri i Milanit dhe Sevijas nga ana e tij preferoi të fitojë kohë përpara se t’u kthejë një përgjigje drejtuesve të Federatës Iraniane të Futbollit që ka marrë pjesë në 5 edicione të Kupës së Botës në 1978, 1998, 2006, 2014 dhe 2018 duke mos mundur të kalojë asnjëherë fazëne grupeve. Për Montelën tashmë është gati kjo kontratë që ka një pagë prej 1.5 milionë Euro, shifër së cilës i shtohen edhe bonuse të tjera të lidhura me rezultatet e skuadrës.

sfidanti,al