Celsi ka probleme përsa i përket cështjes së projektimit të skuadrës për sezonet e ardhshme. Klubi londinez nuk do të mund të bëjë veprime në merkaton e transferimeve pasi FIFA ia ka bllokuar deri në qershor të vitit 2020. Qeveria e futbollit ndërkombëtar e mori këtë veprim kundër Celsit pasi Blutë e Londrës kanë thyer nenin 19 të rregullores së saj në lidhje me transferimin e29 futbollistëve minorenë.
Por jo vetëm kaq, sipas FIFA që ka dalë me një komunikatë në lidhje me këtë cështje, Celsi ka thyer edhe nenin 18 për federimin e futbollistëve. Por FIFA ka rezervuar edhe dënim financiar për Celsin me një gjobë prej 600 mijë frangash zvicerane si dhe për Federatën Angleze të Futbollit me 510 mijë Frangash zvicerane gjobë pikërisht sepse lejoi këto federime.
Klubi londindez reagoi ndaj këtij vendimi të FIFA dhe nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se do të apelojë këtë vendim pasi i konsideron të papranueshme përfundimet e hetimeve të Komisionit të Disiplinës. Në komunikatën e Celsit thuhet gjithashtu se klubio e respekton punën e bërë nga FIFA dhe se bashkëpunoi plotësisht me të gjatë gjithë periudhës së hetimit
sfidanti.al